Institucioni komunal publik për fëmijët – kopsht për fëmijë “Angell Shajçe” – Kumanovë fillimet e aktiviteteve i ka që nga viti 1958. Në atë kohë me vendim të Këshillit Nacional të Komunës së Kumanovës ishte formuar institucion i pamvarur për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve prej moshës 3-7 vjeç me dy grupe edukative , me lokacion në Shtëpin për fëmijë pa prindër të asaj kohe. Në vitin 1965 është formuar dega e parë për parashkollor në SHF “11 Tetori” . Në vitin 1967 Fondi për mbrojtjen e fëmijëve në asamblen e Komunës të Kumanovës ka finansuar ndërtimin e kopshtit për fëmijë të ri (objekti i tanishëm “Bilbili”. Në dekadën e dytë nga egzistenca e Institutit karakterizohet hapja e grupeve në çerdhe në shkollat ekzistuese dhe ndërtim i objekteve për përfshirjen e fëmijëve të moshës parashkollore.

Përveç rritjes të numrit të fëmijëve , është në rritje dhe numri i strukturës të punonjësve në Institut ku kanë kontribut për realizimin dhe përparim të veprimtaris: Edukator, përgëdhelëse, personel administrativo – teknik, bashkëpuntor muzike, pedagog, psikolog, defektolog, punonjës social.

Për momentin përbërja e çerdhes është 7 objekte dhe 2 qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve ku janë të përfshi rreth 2000 fëmijë të shpërndarë në 50 grupe eduaktive nga të cilat : 10 grupe fillestare, 26 grupe homogjene kopshti, 2 grupe heterogjene në shqip, 2 proekte Mozaik – grupe dy gjuhësore të integruara në Instucionet tona, 1 grup i kombinuar në objektin “Burimi” dhe një e kombinuar në ndrimin e dytë, 5 grupe për fëmijët e moshës shkollore dhe 3 grupe heterogjene në Qendrën për ZHHF për të cilën kujdesen gjithsej 189 të punësuar nga profile të ndryshme . fëmijët në pesë objekte qëndrojnë vetëm në ndrimin e parë, ndërsa vetëm në njërin objekt qëndrojnë dhe në ndrimin e dytë prej orës 12:00 – 22:00.