Të nderuar,

Institucioni komunal publik kopështi për fëmijë,,Angell Shajçe’’-Kumanovë,ju fton të merrni pjesë në ngjarjen tradicionale Lojëra pa kufi që do të mbahet më datë 04.10.2018 год. në sallën e sportit në Kumanovë në orën 11:30.

Lojërat janë me karakter argëtues dhe garues,dhe pjesëmarrës do të jenë kopshtet e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë edhe ate: „Angell Shajçe”-Kumanovë „7 Shtatori”-Pehçevë, „23 Gushti“ – Berovë, „Tërfill“ – Kriva Pallankë, „Astibo“ – Shtip, „Gëzimi I fëmijëve“ – Shkup, „Кoço Racin“ –Shkup dhe „Mollëkuqja“ – Shkup.

Ju mirëpresim me gëzim!

Drejtoresha
Marina Aleksovska